Gjermania dhe Austria hapin dyert për refugjatët

455
Gjermania dhe Austria kanë rënë dakord të hapin kufijtë për të gjithë emigrantët që ndodhen në Hungari. Vendimi është bërë publik nga kancelari austriak, Werner Faymann, menjëherë pasi autoritetet në Hungari dërguan autobusë për të transportuar emigrantët, të cilët u nisën në këmbë drejt Gjermanisë e Austrisë. Më herët gjatë së premtes, qindra emigrantë në Budapest kanë braktisur zonën e tranzitit dhe janë nisur drejt kufirit me Austrinë dhe Gjermaninë. Bëhet fjalë për një distancë rreth 150 kilometra. Autobusi i parë me emigrantë është nisur drejt kufirit të Hungarisë me Austrinë në orët e vona të së premtes. Sipas burimit mediatik, 400 persona të tjerë janë arratisur nga kampet e pritjes në lokalitetet Bickse dhe Roszke, përkatësisht 64 dhe 300 persona nga secili kamp.
Sigal