Gjermania dëbon masivisht azilkërkuesit nga Ballkani

453
Sigal

 

Numri i dëbimeve të personave pa të drejtë qëndrimi në
Gjermani është rritur, në kuotën më të lartë që prej dhjetë vitesh. Listën e
personave të dëbuar, e kryesojnë madje me distancë prej grupeve të tjera
azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit. Vetëm nga Shqipëria, Kosova, Serbia,
Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dëbuar këtë vit 14 529 vetë,
gati tre të katërtat e rasteve. Nga janari deri në shtator të këtij viti janë
dëbuar gjithsej nga Gjermania, 19 914 të huaj nga Republika Federale, ka bërë
të ditur gazeta gjermane “Rheinische Post” duke u bazuar në të dhënat
e policisë federale, shkruan “Deutsche Welle”.




Po ashtu është dyfishuar edhe numri i
azilkërkuesve të dëbuar nga Siria në 426 vetë, si edhe azilkërkues nga
Afganistani. Jo të gjithë kthehen në vendin e tyre. Vetëm 27 afganë për
shembull janë riatdhesuar, pjesa tjetër është dërguar në vende të tjera të
BE-së apo vende të treta. Madje deri në fund të vitit kjo shifër pritet të
rritet deri në 26.500 vetë, kuota më e lartë që nga viti 2003. Vitin e kaluar
janë dëbuar 20.888 persona.