Gjermania ashpërson kontrollet në aeroporte nga 12 nëntori, reagojnë udhëtarët grekë

507
Personat që udhëtojnë nga Greqia drejt Gjermanisë, për të hyrë në këtë vend, qofshin të huaj apo grekë, i nënshtrohen një kontrolli të rreptë në aeroportet gjermane, gjë që qytetarët grekë e kanë përshkruar si poshtëruese. Ky rregull ka hyrë në fuqi që prej 12 nëntorit.
“Sapo mbërritëm në Frankfurt, na nxorën nga dera e pasme e avionit dhe na lanë të prisnim në të ftohtë. Pastaj na futën në autobus dhe na çuan në një pjesë të largët të aeroportit”, është shprehur një nga udhëtarët, teksa shtoi se autoritetet i morën gjatë në pyetje.
Rritja e kontrolleve vjen mes shqetësimeve për futjen në Gjermani të refugjatëve, të cilët kanë shkuar në Greqi nga deti, çështje kjo që është ngritur edhe gjatë negociatave për formimin e qeverisë së re gjermane.
Javën e kaluar, Athina i paraqiti Berlinit ankesën për kontrollin e ashpër nëpër aeroporte, gjë që bie ndesh me rregullat e parashikuar në marrëveshjen për zonën Shengen.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka bërë të ditur se, Gjermania është mes vendeve që më 11-12 tetor informoi Brukselin se po vë sërish në funksion kontrollet në kufi, për shkak të shqetësimeve për sigurinë për një periudhë 6-mujore duke nisur nga 12 nëntori.
Sigal