Gjermani, shpallen në kërkim 15 shqiptarë nga Kosova

496
Në qytezën bavareze, Furstenfeldbruck, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Pas paralajmërimit të dy familjeve nga Kosova se u është refuzuar kërkesa e azilit, ata kanë ikur pa gjurmë nga banesa në të cilën jetonin.
“Në mesin e kësaj jave policia gjermane duheshte të dëbojë dy familje me 16 persona nga Furstenfeldbrucku, por kur shkuan te vendbanimi, vetëm njëri ndodhej aty,” shkruan media gjermane Merkur.de. Sipas saj, këto ngjarje janë tërësisht të rralla, dhe dëbimet përkundër vështirësive kanë kaluar pa incidente. Momentalisht nuk dihet fati i shqiptarëve dhe policia ka filluar kërkimin e vendndodhjes së tyre.
Sigal