Gjermani, shkarkohet shefi i policisë së Këlnit pas dhunës së Vitit të Ri

510
Shefi i policisë së Këlnit (perëndim), Wolfgang Albers, nën kritika që prej agresionit të Vitit të Ri, u shkarkua nga funksionet e tij, njoftoi sot agjencia gjermane e lajmeve DPA duke cituar burime policore lokale.
“Albers është shkarkuar përkohësisht pas ngjarjeve që ndodhën”, njoftoi agjencia.
Ai kritikohet prej ditësh për pasivitetin e policisë gjatë mbrëmjes së Shën Silvestrit kur dhjetra femra ishin viktima të dhunës seksuale duke ngjallur indinjatë në Gjermani.
Sigal