Gjermani-Rusi, koha për marrëdhënie normale

671
Presidenti gjerman Frank Valter Steinmeier tha në Moskë se kishte rënë dakord me presidentin rus, Vladimir Putin, se vendet e tyre duhet të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet e tensionuara dy palëshe.
“Ne jemi larg atyre që quhen marrëdhënie normale. Ka ende plagë të hapura apo mosmarrëveshje, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Ukrainën lindore, që janë një pengesë për marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh Frank-Walter Steinmeier, President i Gjermanisë.
Sipas tij, të dy ishin realistë për limitet e asaj që mund të arrihet në një bisedë të vetme dhe bisedime të mëtejshme nevojiten për të gjetur një mënyrë për të dalë nga spiralja negative e marrëdhënieve aktuale.
“Duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët sheshimi i dallimeve të viteve të shkuara me përpjekje të përbashkëta, në mënyrë që të ringremë besimin minimal”, tha Frank-Walter Steinmeier.
Sigal