Gjermani: Rritet tensioni në Këln pas përdhunimeve të 80 grave

478
Panik dhe tronditje, është kjo atmosfera në Këln të Gjermanisë që pas natës së ndërrimit të viteve, ku 80 gra u sulmuan seksualisht dhe shumë persona të tjerë u grabitën. Dhe shumica e ngjarjeve ka ndodhur në afërsi të katedrales së qytetit, aty ku ndodhet edhe stacioni qëndror i trenit. Nuk duket të kishte ndodhur, policia duhej të kishte ndaluar një ngjarje të tillë, tha Ministri i Brendshëm Tomas De Maizer, duke kritikuar punën e oficerëve të policisë. Ai deklaroi se sulmet ishin të neveritshme pavarësisht se kush i ka kryer, të huaj apo vendas qofshin. Qindra njerëz, shumica gra, protestuan në afërsi të katedrales për të denoncuar dhunën ndaj grave. Një njërën prej pankartave që mbanin në duar shkruhej: Zonja Merkel ku jeni ? Çfarë keni për të thënë? Ne jemi të frikësuara.

“Ajo që po ndodh këtu është e tmerrshme por në të njëjtën kohë jo të gjithë gjithë ata që ishin në këtë shesh duhen inkriminuar. As kjo nuk është e pranueshme. Autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për veprat e tyre.Autoritet duhen të marrin masa më të ashpra kurse ne duhet të tregojmë solidaritet ndaj njëri tjetrit, burra, gra dhe të huaj , kundër dhunës,” thotë Manuela, e pranishme ne proteste. Autoritet kanë identifikuar tre të dyshuar në lidhje me ngjarjet, teksa kreu i policisë së Këlnit tha se autorët janë me origjinë arabe ose të Afrikës së Veriut. Policia ka shprehur shqetësim se banda prej 1 mijë të rinjsh ka operuar e organziuar. Ngjarjet kanë rritur edhe më shumë pakënqësinë e shoqërisë gjermane ndaj vendimit të qeverisë për të strehuar 1 mijë emigrantë, ka nxitur debat mes partive politike në vend dhe ka shtuar kritikat ndaj merkel. Lëvizja kundër islamizimit Pegida dhe Afd thanë se gjithçka vjen si pasojë e strehimit të emigrantëve në Gjermani.
Sigal