Gjermani/ Përplasen dy karroca, 20 të plagosur për Krishtlindje

434
Sigal

Policia gjermane njoftoi se 20 persona u lënduan pas një përplasjeje të dy karrocave në një festë të Krishtlindjeve në jug të Bavarisë.

Mediat gjermane njoftojnë se në secilin prej karrocave kishte nga dhjetë persona.

Përplasja ndodhi teksa karrocat iu afruan kalimit hekurudhor dhe njëra prej tyre papritur u ndal dhe pastaj u godit nga karroca tjetër.