Gjermani/ Numri i emigrantëve më i larti që prej 2005-ës

72
Numri i emigrantëve në Gjermani ka arritur vitin e fundit nivelin më të lartë në dhjetë vite, një rritje që vihet re nga të ardhurit drejt Bashkimit Europian. Ekonomia e parë europiane llogarit 10,9 milionë emigrantë në 2014 nga rreth 81 milionë banorë, ose 10,6 për qind më shumë se në 2011 dhe më i larti që prej fillimit të eksodit në 2005, raportoi sot Zyra gjermane e statistikave “Destatis” në një komunikatë. Emigrantët që jetojnë në Gjermani që janë apo jo zotërues të një pashaporte gjermane përfaqësojnë 13,4 për qind të popullsisë në total.