Gjermani, numër rekord emigrantësh vetëm në shtator

573
Një numër rekord prej 280 mijë emigrantësh kanë mbërritur në Gjermani brenda shtatorit. Duke e kaluar vetëm në një muaj shifrën totale të regjistruar në vitin 2014, bëri të ditur të mërkurën e 30 shtatorit, ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, para parlamentit të këtij rajoni në kufi me Austrinë. “Sipas të dhënave aktuale në muajin shtator 2015 rreth 270 000-280 000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani”, deklaroi ministri. “Kjo shifër është më e lartë në një muaj se gjatë gjithë vitit 2014, ku më shumë se 200 000 azilkërkues u regjistruan”

Herrmann theksoi presionin mbi qeverinë e Bavarisë – portë kryesore për refugjatët që vijnë përmes Ballkanit Perëndimor dhe Hungaria. “Ministrat konfirmojnë, pa përjashtim, që shumë shpejt nuk do të mundë të menaxhohet. Gjermania pritet të ketë deri në një milion refugjatë për vitin 2015. Bujaria e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve ka shkaktuar përçarje brenda koalicionit të saj. Aleatët e Merkelit, partia konservatore qeverisëse CSU Bavaria, kanë qenë veçanërisht të zëshëm në kritika.

Berlin tani po rrit veprim për të ndaluar refugjatët ekonomikë të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë në kërkim të azilit për ti liruar vendin emigrantëve vendet e origjinës së të cilëve janë në luftë Qeveria të martën tha se do të shtojë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi në listën e të ashtuquajturave vende të sigurta të origjinës. Cka do të thotë një dëbim më I shpejtë I refugjatëve nga këto shtete, shkruan AFP.
Sigal