Gjermani, Merkel: Kriza e refugjatëve do të ndryshojë radikalisht politikat dhe objektivat

520
Kriza e refugjatëve do të ndryshojë politikat në Gjermani, tha kancleraja gjermane Angela Merkel gjatë ceremonisë së shpërndarjes së disa çmimeve. “Kjo krizë do të ndryshojë politikat tona radikalisht si dhe do të ndryshojë objektivat. Çdo epokë ka sfidat e saj”, deklaroi Merkel gjatë ceremonisë së dhënies së “Çmimit të Kërkimit për të Rinjtë” në zyrën e saj. “Nëse mendojmë për refugjatët, ne kuptojmë se çfarë po ndodh në Siri, në Afganistan, dhe nuk po ndodh diku largë, por realisht është në dyert tona. Kjo na prek edhe neve”, theksoi kancelarja.
Sigal