Gjermani/ Gjendet e varrosur në pyll koka e Leninit

403
25 pas rënies së Murit të Berlinit, koka e ish-liderit sovjetik kthehet sërish në kryeqytetin gjerman.
Pjesë e një statuje graniti të lartë 19 metra, koka e tij ishte e varrosur në një pyll në jug-lindje të qytetit së bashku me 120 pjesë të tjera.
Fillimisht statuja ndodhej në Berlinin Lindor, por në vitin 1991, një vit pas riunifikimit të Gjermanisë, qytetarët e bënë copa copa.
Për të shmangur humbjen e përhershme të statujës, ajo u varros dhe u harrua në kohë, deri kur u zbulua tani rastësisht nga amerikani Rick Minnich.
Koka e Leninit, sapo të dalë në sipërfaqe, do të bëhet pjesë e një ekspozite me 100 statuja.
Sigal