Gjermani dhe Irani duan të ringjallin bashkëpunimin ekonomik

73
Gjermania dhe Irani do të tentojnë që të ringjallin marrëdhëniet e dikurshme të afërta tregtare, teksa Irani është në pritje të heqjes së sanksioneve ekonomike, pas arritjes së marrëveshjes për programin e tij bërthamor. Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel është zyrtari i parë gjerman në 13 vjetët e fundit që ka vizituar Teheranin. Ai e ka dhënë lajmin se dy vendet duan të ringjallin marrëdhëniet ekonomike, gjatë takimit që pati në Teheran me Ministrin e Naftës Bijan Namdar Zangeneh. Ministri gjerman ka thënë me të mbërritur në Teheran se pret që vendi të marrë “përgjegjësitë e reja” nga marrëveshja bërtamore, duke përshirë edhe rol më të madh në promovimin e zgjidhjeve të konfliteve në mënyrë paqësore- veçanërisht në konflitin në Siri.