Gjermani/ Berlini shpreson për një marrëveshje të shpejtë me Greqinë për borxhin

463
Një zyrtar i lartë i Ministrisë gjermane të Financave theksoi se shpresonte për një marrëveshje të shpejtë me Greqinë për zhbllokimin e kësteve të tjera të kredisë, pas rifillimit të negociatave.
“Në këtë kuadër, auditi që po vazhdon parashikon që Greqia të realizojë reformat e premtuara dhe kjo mbetet kusht për vazhdimin e programit të ndihmës, ashtu si dhe pjesëmarrjen e FMN-së”, deklaroi Jens Spahn, një prej sekretarëve të shtetit gjerman për Financat.
“Jam optimist që kjo do të arrihet së shpejti”, shtoi ai në një interviste.
Përfaqësuesit e kreditorëve, BE, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ranë dakord për rifillimi e diskutimeve me qeverinë mbi auditimin e financave publike të vendit me borxhe, miratimi i të cilës është i nevojshëm për zhbllokimin e kësteve të kredisë.
Pas disa muajve mosmarrëveshjesj mbi reformat e kërkuara nga kreditorët, Athina shpreson tashmë të arrijë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vendi do të përballet me borxhe që do të arrijnë në shtatë miliardë euro në mes të muajit korrik.
Sigal