Gjermani/ Alarm për bomba, evakuohen këshillat bashkiakë në disa qytete

392
Sigal

Godinat e Këshillave bashkiakë në 6 qytete gjermane u evakuuan të martën pas disa kërcënimeve për bombë, që u morën me emaile gjatë natës, raportojnë mediat.

“Një kërcënim kundër Këshillit të Qytetit Augsburg u mor, dhe godina e Këshillit bashkiak u zbraz. Tani ne jemi duke hetuar,” tha Policia e qytetit jugor në Twitter.

Rajonet e Policisë postuan mesazhe të ngjashme nga disa qytete, nga Neunkirchen, Kaiserslautern, Chemnitz, Goettingen dhe Rendsburg.

Shumë forca policore thanë se janë duke kërkuar me qen për eksplozivë dhe qarkullimi nëpër qytete është ndërprerë.

Bashkitë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së sotme, ndërsa njerëzit janë këshilluar që të qëndrojnë larg këtyre godinave. Në janar, gjykatat në tre qytete gjermane morën kërcënime për bombë, por asnjë shpërthim nuk ndodhi.