GJERMANI- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:00 në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe vajza tjetër e 26-vjeçarit. Mësohet se shqiptari teksa drejtonte mjetin tip ‘BMW’, është përplasur ‘kokë më kokë’ me një kamion.

Schwarzwaelder-bote.de shkruan se shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.