Sigal

Populli gjerman është në favor të qëndrimit të emigrantëve në vendin e tyre. Në një sondazh të realizuar nga gazeta prestigjoze “Bild” 58 nga 100 persona kanë qenë pro politikës së Gjermanisë për mikëpritjen e emigrantëve, me kushtin që ata të jenë në punë ose të bëjnë një kurs profesional.

Ky rezultat i sondazhit shpjegohet me faktin e kërkesës së lartë të kompanive industriale për fuqi punëtore, apo me mungesën e punëtorëve të kualfikuar për zanatet në Gjermani.

Sipas agjensisë federale të punësimit, deri më sot janë rreth 300 mijë rrefugjatë të ardhur për arsye humanitare, të cilët janë punësuar në Gjermani. Shumica e këtyre personave janë larguar nga vende në konflikte si: Siria, Afganistani, Iraku, Irani apo Nigeria.

Ndërkohe emigrantët e papunë janë diku tek 187 mijë.