Gjërat më absurde që u ndalohen grave në Arabinë Saudite

560
Për herë të parë, mbretëria konservatore e Arabisë Saudite deklaroi se gratë do të kenë mundësinë t’i japin makinës, pas vitesh të tëra aktivizmi dhe këmbënguljeje nga organizatat kombëtare dhe vetë shtetasit sauditë.
Gratë saudite do të mund të aplikojnë vetë për lejet e tyre të drejtimit pa pasur nevojë për miratimin e gardianëve të tyre. Sidoqoftë, sistemi i gardianëve do të vazhdojë të kufizojë jetën e gjithë grave banore në Arabinë Saudite.
Çfarë nuk mund të bëjnë gratë saudite:
Të martohen, divorcohen, udhëtojnë, të hapin një llogari bankare, të punësohen apo të operohen pa lejen e gardianëve të tyre burra. Në rast se babai ose bashkëshorti i një gruaje është ndarë nga jeta, vëllai ose një i afërm burrë, ose edhe biri i tyre, mund të marrë rolin e gardianit.
Të ndërveprojnë lirshëm me seksin e kundërt. Përjashtimet përfshijnë spitalet, bankat dhe fakultetet mjekësore. Në 2013-n, autoritetet detyruan çdo biznes të ndërtonte hapësira të ndara për burrat dhe gratë.
Të dalin në publik pa u mbuluar kokë e këmbë me një abaya të zezë. Rroba e zezë ka si qëllim ruajtjen e modestisë së grave në publik.
Të kryejnë veprime ligjore apo financiare pa një burrë që i mbështet. Nëse duan të hapin një biznes tyrin apo të marrin një kredi, gratë saudite duhet të sigurojnë si fillim dëshmitë e dy burrave që flasin për besueshmërinë e saj.
Të marrin fëmijët e tyre në kujdestari pas një divorci. Nëse djemtë janë mbi shtatë vjeç dhe vajzat mbi nëntë, kujdestaria u kalon automatikisht babait.
Të aplikojnë për një pasaportë pa lejen e gardianit të tyre ligjor.
Të hanë në restorante që nuk kanë një seksion të specifikuar për familjet. Shumica e restoranteve kanë një seksion për familjet që i ndan nga zonat e tjera vetëm për burrat. Edhe hyrja është e veçantë për gratë.
Të gjykohen drejtësisht. Në sistemin ligjor saudit, dëshmia e një burri vlen sa dëshmia e dy grave. Si dhe pozita ligjore e një gruaje është e barabartë me atë të një minoreni.
Të marrin trashëgiminë që u takon. Nën ligjin e Sharias, vajzat marrin gjysmën e asaj që u trashëgohet vëllezërve të tyre.
Çfarë mund të bëjnë gratë në Arabinë Saudite:
Mund të votojnë në zgjedhjet lokale që prej vitit 2015.
Mund të zgjidhen në Këshillin Konsultativ. 20% e të përzgjedhurve në Këshill janë gra.
Të ndjekin një fakultet. Sipas një raporti qeveritar, më shumë gra se burra marrin një diplomë të arsimit të lartë.
Të luajnë sporte dhe të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.
Sigal