Gjeorgjia akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore

473
Gjeorgjia thotë se një helikopter ushtarak rus ka shkelur në hapësirën e saj ajrore. Ministria e Mbrojtjes në Gjeorgji tha sot se një helikopter rus Mi-8, një ditë më parë, e ka kaluar vijën e lejuar ajrore në afërsi të rajonit separatist të Osetisë Jugore. Gjeorgjia e ka cilësuar këtë veprim si provokim rus dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Një zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes i ka mohuar akuzat, duke thënë se helikopterët rusë nuk kanë fluturuar mbi atë territor në 24 orët e fundit, shkruaajnë mediat.

Vija ajrore ku zyrtarët gjeorgjianë thonë se është bërë shkelje, për Gjeorgjinë është kufi administrativ në mes të Gjeorgjisë dhe dy rajoneve separatist, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Rusia e ka njohur pavarësinë e të dyja rajoneve separatiste pas një lufte pesë ditore me Gjeorgjinë, në gusht të vitit 2008, dhe që nga atëherë ka trupa ushtarake në atë pjesë.
Sigal