“Gjenocidi” armen, Erdogan-Papës: Mos bëj historianin, shkohet në delir

453
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan ka dënuar deklaratat e bëra nga Papa Françesku mbi ngjarjet e vitit 1915, ku Ati i Shenjtë deklaroi se “gjenocidi i parë në shekullin e 20-të ju ndodhi armenëve”.
Duke folur në Ankara, Erdoğan tha se ishte mërzitur me përshkrimin e ngjarjeve të vitit 1915 si “gjenocid”nga ana e Papës.
“Unë dëshiroj të paralajmërojë Papën e nderuar mos të bëjë një gabim të tillë përsëri. Kur drejtues politik e fetarë marrin përsipër detyrën e historianëve, shkohet në një delir e jo në fakte të vërteta”, u shpreh Erdogan.
Meshën e të dielës në Vatikan, Papa Françesku ia dedikoi armenëve të cilët humbën jetën në masakrën e vitit 1915 duke e quajtur ngjarjen “gjenocid”.
“Gjenocidi i parë në shekullin e 20-të ju ndodhi armenëve”, tha Papa. 
Ndërkohë që këto deklarata u dënuan edhe nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, i cili i konsideroi si kontradiktore dhe pa vërtetësi ligjore. Gjithashtu pas këtyre deklaratave Ambasadori i Vatikanit në Ankara, Antonio Lucibello u thirr për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë. 
Sigal