Gjenevë: Arrestohen dy shtetas sirianë

488
Policia e Zvicrës ka arrestuar dy shtetas sirianë në Gjenevë pasi që në veturën e tyre janë gjetur gjurmë të eksplozivit transmetojnë mediat zvicerane.
Duke mos dhënë detaje mbi identitetin e dy meshkujve dhe rrethanat e arrestimit të tyre, e përditshmja zvicerane “Tribune de Geneve “, thekson se është e paqartë nëse ky arrestim është I lidhur me shkallën e lartë të sigurisë e cila dje është ndërmarr nga autoritetet, transmeton Reuters.
Autoritetet federale të Zvicrës kanë shpallur alarmin e sigurisë në Gjenevë pasi që nga autoritetet e shteteve tëe huaja kanë marrë informata se në këtë qytet, gjenden anëtarë të ISIS-it, ka thënë sot presidentja e Zvicrës Simoneta Somaruga.
Sigal