Gjenerali italian jep detaje: Mrekulli që Alvini është gjallë

569
Sigal

Drejtori i SCIP, Giuseppe Spina në një intervistë për Ora News ka deklaruar për mediat italiane se fakti që sot Alvin Berisha është gjallë është një mrekulli.

Duke ju kthyer sulmit me bombë të korrikut të këtij viti në Siri, ai shpjegoi se në makinë me Alvinin udhëtonin e ëma, partneri i saj, vëllai nga e ëma si edhe një fëmijë që partneri i Valbonës kishte pasur nga një marrëdhënie tjetër.

Nga sulmi humbën jetën të gjithë personat që udhëtonin në mjet me përjashtim të Alvinit.

Vogëlushi pësoi lëndime të rënda në këmbë, por ishte mrekulli që mbijetoi.

Ishte pikërisht ky moment që 11-vjeçari shqiptar do vendosej në kampin Al Hol të Sirisë.

Spina theksoi se Alvini ka jetuar për 5 vite në një territor të destabilizuar, ku zhvillohet luftë.