Gjenerali Campbell: Forcat amerikane përgjegjëse për goditjen e gabuar të spitalit

440
Komandanti i trupave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan tha se përgjegjësia për marrjen e vendimit për goditjen gabimisht të spitalit në Kunduz që shkaktoi vdekjen e 22 vetëve, i takonte ushtrisë amerikane. Gjenerali amerikan John Campbell tha para një komsioni të kongresit në Uashington se forcat afgane e kishin kërkuar goditjen ajrore ndaj spitalit që drejtohej nga “Mjekët pa Kufi” sepse siç thane ata kryengritësit talebanë kishin hapur zjarr nga territori i spitalit. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara e kryen goditjen që zgjati gjysmë ore pasi e analizuan kërkesën. “Dua të jem i qartë se vendimi për hapje zjarri nga ajri u bë brenda hirearkisë së komandës amerikane”, tha gjenerali Campbell. “Një spital u godit gabimisht. Ne nuk do vinim kurrë me qëllim në shpënjestër një objekt të mbrojtur mjekësor”.
Sigal