Gjendet trupi i futbollistes shqiptare në Itali

515
Sigal

Është gjetur pas dy ditëve kërkime në Liqenin e Komos në Itali, trupi i pajetë i futbollistes nga Kosova, Florijana Ismaili.

24-vjeçarja që luante me skuadrën e Jang Boys në Zvicër u raportua e zhdukur të shtunën, ndërsa ishte së bashku me një shoqen e saj në një varkë me qira.

Ajo u zhyt në ujë dhe nuk doli më prej andej. Skuadrat e shpëtimit e kanë gjetur trupi i futbollistes në një thellësi prej 204 metrash, me ndihmën e një pajisjeje robotike.

Florijana Ismaili, e lindur në Bernë nga prindër shqiptarë, ishte pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicrës.