Gjendet një sasi e madhe fishekësh në kufirin greko-shqiptar

489
Policia greke ke zbuluar dy thasë të mbushur me fishekë, në afërsi të kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, janë 1.028 fishekë të kalibrit 7,62 mm, që përdoren për automatikët kallashnikov.

Fishekët u gjetën nga njësiti i policisë që po patrullonte përgjatë kufirit. Të dy thasët ishin fshehur pranë një mulliri të vjetër buzë lumit Vjosa, në zonën e Konicës.

Policia po heton për ta zbardhur ngjarjen, ndërsa kryetari i Kashkisë lokale citohet të ketë thënë se rastet e krimit ndërkufitar janë të përditshme.
Sigal