Gjendet një pako e dyshimte në banesën e George Sorosit në New York

543
Sigal

Një pako e dyshimtë është vendosur pranë banesës së miliarderit George Soros në New York.

Pajisja shpërthyese u zbulua në kutinë postare nga një punonjësi i George Sorosit, i cili alarmoi autoritet, para se ta zhvendoste atë në një zonë të pyllëzuar . George Soros nuk ishte në banesë gjatë kohës që ndodhi incidenti.

Policia e New Jorkut tha se ata kanë shkatërruar në mënyrë të sigurt pajisjen e dyshuar si lëndë shpërthyese të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në shtetin e Nju Jorkut. Incidenti është duke u hetuar nga FBI.

Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për shkak të mbështetjes së tij për shkaqet liberale.