Gjendet një brez shpërthyes, i përdorur në sulmet e 13 nëntorit në Paris

463
Një rrip shpërthyes është gjetur në një kazan plehrash në Montrouge, lagje e periferisë jugore të Parisit. Këtë fakt e ka pohuar një burim nga hetuesit për Radio France, sipas të cilit ky rrip i ngjan armëve të përdorura në sulmet e 13 nëntorit.  Për më tepër, Abdeslam Salah, terroristi që është ende në kërkim nga policia europiane, ishte lokalizuar në të njëjtën zonë para se dy bashkëpunëtorët ta merrnin me “Golf” për ta kthyer në Belgjikë.

“Bulona dhe peroksid acetoni”, kjo është përmbajtja e brezit shpërthyes të gjetur në periferi të Parisit, sipas analizave paraprake. Burime hetimore theksojnë se të dy komponentët janë të njëjtë me ata të rripave të kamikazëve të tjerë të 13 nëntorit.
Sigal