Gjendet fosili perfekt i një miu 3 milionë vjeçar, sot i zhdukur

455
Sigal

Disa milionë vjet më parë, një mi i vogël i kuq me një bark të vogël të bardhë jetonte nëpër fushat e atij që tani është një fshat gjerman me emrin Willershausen, shkruan sot CNN.

Studiuesit e dinë se për shkak se gjetën një fosil të ruajtur jashtëzakonisht mirë të këtij miu, lloj i cili tanimë është i zhdukur të cilin e quajtën “miu i fuqishëm”.

Dhe teknologjia që ata përdorën për të studiuar këtë zbulim mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët studiojnë fosilet e regjistruara deri më tani.

Është hera e parë që studiuesit kanë qenë në gjendje të zbulojnë elementin kimik të pigmentit të kuq në një fosil të lashtë, sipas një studimi të botuar të sot në ‘Communications Nature’.

Ngjyra është pjesë e mënyrës se si kafshët janë përshtatur për të mbijetuar dhe ka luajtur një rol kyç në evolucionin gjatë miliona viteve.

Studiuesit as që nuk e dinin se çfarë do të gjenin kur studionin fosilin e miut, por surpriza ishte me shumë vlerë përpjekjet e tyre dhe i gjithë mundi ja vlejti.

“Ajo që kemi gjetur është se miu ruhet në detaje absolutisht mahnitëse, pothuajse të gjithë skeletin dhe shumicën e indeve të buta të trupit, kokës, këmbëve dhe bishtit mund të njihen lehtë”, tha Uwe Bergmann, bashkëautor studimi dhe shkencëtar i shquar i stafit në Laboratorin Kombëtar të Përshpejtimit të SLAC.

Informacioni biokimik i këtij fosili është i ‘lexueshëm’ në mënyrë shumë të qartë dhe madje është ruajtur në një mënyrë perfekte ndaj edhe shkencëtarët janë të mrekulluar nga diçka e tillë. Ata e kanë cilësuar sukses të madh dhe arritje të jashtëzakonshme për shkencën dhe evolucionin.