Gjendet foshnja brenda një çante në avion

468
Autoritetet franceze kanë gjetur një foshnjë në një çantë në bordin e një avioni. Rasti në fjalë u regjistrua në avionin Air France, ndërsa foshnja i përkiste një udhëtari në bord. Kompania franceze tha në një deklaratë se foshnja, e cila kishte udhëtuar me “një të rritur” me Air France nga Stambolli në Paris, nuk kishte biletë për fluturimin. Air France tha se ka kërkuar “praninë e autoriteteve franceze në avion” menjëherë pas aterimit, për t’u marrë me këtë çështje. Informacione tjera për foshnjën dhe pronarin e çantës nuk janë bërë publike.
Sigal