Gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore, mbyllet aeroporti i Londrës

522
Një bombë e gjetur e Luftës së Dytë Botërore pranë lumit Thames, ka bërë që të mbyllet aeroporti i Londrës.
Ishin punëtorët e ndërtimit ata që gjetën bombën e vjetër.
Ndërkohë autoritetet vendase po punojnë për heqjen e sigurtë të saj. Aeroporti është mbyllur për tu siguruar që municionet do të merren në mënyrë të sigurtë duke kufizuar çdo rrezik për njerëzit.
Aeroporti i Londrës është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në lagjen Neëham të Londrës Lindore. Zona ishte shumë industriale dhe shumë e populluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Royal Docks, ku është e vendosur pista tani, ishte një pikë hyrëse kryesore në lumin Thames për mallra dhe tregti.
CEO i aeroportit, Robert Sinclair kërkoi ndjesë dhe tha: “E kuptoj që kjo po shkakton rrëmujë tek pasagjerët, por do mundohemi të zgjidhim gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur”
Sigal