Gjenden zarfa me pluhur të bardhë, evakuohet xhamia më e vjetër në Bruksel

467
Evakuohet xhamia më e vjetër në Bruksel. Shkak është bërë gjetja e disa zarfeve të dyshimtë, brenda të cilëve kishte pëlhurë të bardhë.
Sapo janë pikasur zarfat, është vënë në dijeni menjëherë policia e cila mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes dhe evakuoi personat që gjendeshin aty.
Sipas ‘The Indipendent’, mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe njësitë eksperte për ekzaminime të tilla. Ndërkaq, një zëdhënës nga vendi i ngjarjes ka thëne për gazetën ‘Le Libre’ se zarfet me “pluhur të bardhë” u zbuluan brenda ndërtesës.
Kjo është xhamia më e madhe në kryeqytetin e Belgjikës, ndërtesë e cila ndodhet shumë pranë selisë së Parlamentit Europian.
Sigal