Gjenden gjilpëra në luleshtrydhe edhe në Zelandën e Re

810
Sigal

Frika australiane mbi gjilpërat në luleshtrydhe është përhapur edhe në Zelandën e Re.

Janë gjetur gjilpëra në fruta në një supermarket në Auckland.

Ka pasur mbi 100 raporte për gjetjen e gjilpërave në fruta në supermarkete në Australi. Luleshtrydhet në Auckland, me origjinë nga shteti i Australisë Perëndimore, u shitën në dyqanet e Countdoën të Zelandës së Re në mbarë vendin javën e kaluar.

“Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë ushqimore. Konsumatorët mëun të kthejnë luleshtrydhet e blera të markës Choice dhe do të rimbursohen,”-tha zinxhiri i dyqaneve Countdoën.

Deri tani nuk ka njoftime për persona të lënduar apo të sëmurë, po u këshillua që konsumatorët të kontrollonin frutin përpara se ta hanin.

Gati një javë u gjet gjilpëra e parë në luleshtrydhet e blera në Queensland.

Qeveria australiane javën e kaluar ngriti dënimin maksimal të burgut për të personat përgjegjës për këtë veprim nga 10 në 15 vite burg si edhe ka ofruar një shpërblim prej 72 mijë dollarë për këdo që është në gjendje të japë informacione.

Kultivuesit kanë hedhur tonelata me luleshtrydhe.

Ata kanë frikë se kjo ngjarje, e cila ka ardhur gjatë kulmit të prodhimit, do të dëmtojë shitjet në një industri me vlerë rreth 130 milion dollarë australianë në vit.

Çmimet e luleshtrydheve kanë rënë tashmë në të gjithë vendin dhe janë nën koston e prodhimit, njoftuan mediat lokale.

Të hënën, dy shpërndarësit më të mëdhenj të frutave në Zelandën e Re, Countdoën dhe Foodstuffs, thanë se ndaluan importin e dredhëzave australiane për shkak të frikës mbi gjilpërat.