Gjenden 66 persona të vdekur pas një sulmi kriminal në Nigeri

364
Sigal

Gjashtëdhjetë e gjashtë persona raportohen të vdekur në veriperëndim të Nigerisë, pas një sulmi kriminal, njoftoi të premten guvernatori i shtetit të Kaduna-s, në prag të zgjedhjeve presidenciale.

“Agjencitë e sigurisë kanë identifikuar 66 të vdekur, të vrarë nga grupe kriminale’’.

Kështu shkruan Nasir El-Rufai, guvernator i shtetit të Kaduna-s, në profilin e tij në Facebook, ku theksonte se në mesin e viktimave kishte 22 fëmijë dhe 12 gra.