Gjenden 3.7 milionë dollarë në varkë

539
Sigal

Agjentët e patrullimit kufitar në Porto Riko gjetën një varke me 5 çanta shpine të mbushura me 3.7 milionë dollarë.

Agjentët bënë sekuestrimin pas ndjekjes së varkës që udhëtonte pra drita nga Puerto Riko në Ishujt e Virgjër në SHBA.

Ndërsa autoritetet ndiqnin varkën,  ajo mori një kthesë të papritur drejt Fajardo, në bregun lindor të Porto Rikos dhe u ndaloi pranë Rio Fajardo.

Në anije ndodheshin disa njerëz të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes sapo panë agjentët duke u afruar.

Brenda varkës, u gjetën çanta të mbushura me para kesdh, së bashku me një pistoletë të mbushur dhe 63 municione