George Soros: Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit

507
ROMË– Financieri i njohur amerikan me origjinë hungareze, George Soros deklaroi se ”Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. “Vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros. Miliarderi shpreson shumë edhe në perspektivën ekonomike të Italisë. ”Matteo Renzi arriti të fusë ndryshime të rëndësishme në tregun e punës”, deklaroi Soros në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”. ”Tani, ai po përballet me problemin e kredive të këqija dhe me problemet e bilanceve të bankave dhe, pasi të kalojnë këto, ekonomia italiane mund të rritet më shpejt nga të gjitha ekonomitë e tjera të Evropës”, thekson Soros.

”Ekonomia evropiane do të shkojë drejt përmirësimit nëse ringritja e saj nuk do të dëmtohet nga episode të reja të destabilitetit financiar, siç ndodhi gjatë javëve të fundit. Nuk duhet t’i besohet shumë politikës së ekspansionit monetar të Bankës Qendrore Evropiane”, shton ai. ”Zgjidhja e krizës migratore, madje edhe zgjidhja e krizës ukrainase dhe kërcënimi që përfaqëson Rusia, kërkon që Evropa të bëjë investime serioze. Kriza migratore kërcënon të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Angela Merkel ka treguar se është një staticiene e vërtetë, pasi ka kuptuar sesa e rëndësishme është çështja migratore. Pa një politikë reale evropiane në këtë front, fakti që çdo vend evropian mund të punojë për llogari të tij, mund të shkatërrojë unionin”, thekson Soros. Financieri i njohur me origjinë hungareze nënvizon se Evropa “ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”. “Vendet që do të marrin më shumë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.
Sigal