Gazetarja ngrin teksa raportonte live

444
Sigal

Ndonjëherë pasioni për profesionin të detyron të
bësh veprime nga më ekstremet, të cilat po t’i mendosh mirë dhe në një moment
të dytë, ndoshta nuk do të merrje kurrë mundimin për t’i bërë.

I tillë është edhe rasti i gazetares së kanalit turk
Kanal D, Fulya Ozturk, të cilës i është dashur të dalë dje në front të kamerës
për të pasqyruar kaosin në trafik në zonën e Zincirlikuyu të Stambollit.

Ajo shfaqet e mbuluar e gjitha nga dëbora, e cila
bie pa pushim dhe temperaturat janë mjaft të ulëta. Vajza komenton gjendjen
ndërsa është duke ngrirë së fundmi. Ndër të tjera ajo shprehet se fytyra e saj
po ngrin për shkak të temperaturave ekstreme.

VIDEO

http://https://www.youtube.com/watch?v=o0vmEds10y0