Gazetari malazez ‘masakron’ Ramën: Deklaratat e tij për median skandaloze

522
Në ditën ndërkombëtare të medias, në vijim të panelit dhe interaktivitetit me gazetarët në sallë, erdhi reagimi i fortë i gazetarit malazez Zeljko Ivanovic.
Sipas tij, fjalimi i kryeministri Edi Rama ishte skandaloz teksa fliste për mediat. 
FJALIMI I ZELJKO IVANOVIC
Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rendësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar.
Për 13 vite me radhe, tre herë në ditë redaktori bërtët: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojme per besueshmerine e burimeve, per historite qe do mbulojme te nesermen. Tre here ne dite kjo per kaq shume vite, e pas kesaj nje Kryeminister del ketu sic doli zoti Rama per 25 minuta e na thote sesi media duhet te jete e besueshme. Sigurisht qe duhet te jete e tille. Ne jemi te besueshem. Por problemi ka ate beje me politikanet. Psh; ne Malte ndodhi nje vrasje, dhe keto lloj fjalimesh prodhojne keto vrasje. Kryeministri atje per vite I thoshte gazetares qe nuk kishte besueshmneri. Dhe me ne fund ajo u ekzekutua nga mafia.
Sigal