Gazetari i Izraelit plagos veten duke testuar jelekun antiplumb

45
Gazetari i Izraelit Eitam Lahover aksidentalisht ka therur veten me thikë derisa po bënte një reportazh në lidhje me prodhimin e jelekëve antiplumb.
Lahover ka qenë duke bërë një reportazh për kompaninë që prodhon jelekë antiplumb ndërsa gjatë xhirimit I është thënë që të veshë jelekun antiplumb dhe në të, të demonstrojë sulmin me thikë.
Thika ka hyrë në jelek dhe gazetari është lënduar lehtë në krah.
Pavarësisht incidentit, reportazhi do të emetohet sonte ndërsa Lahover në Twitter ka shkruar se ka marrë disa qepje dhe se është liruar nga spitali.