Gazeta austriake “Österreich”: Hashim Thaçi President i Kosovës

485
Gazeta austriake “Österreich” ka publikuar një artikull, ku paralajmëron se javën në vazhdim, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.
Sipas gazetës, Thaçi gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës, meqë 48 vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë.
“Presidenti kosovar zgjidhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputet. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.
“Österreich” po ashtu shkruan për paralajmërimin e përfaqësuesve të opozitës për të organizuar një protestë, pikërisht në përvjetorin e tetë të pavarësisë.
Sipas gazetës përmes protestave, opozita në Kosovës po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga dy marrëveshje, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi. /KosovaPress/
Sigal