Gaza, kurse baleti për fëmijët në qytetin ende në luftë

486
15 vajza të moshës 5-8 vjec janë pjesë e kursit të baletit në qendrën Al Qattan për fëmijë në Gaza, në një nga klasat më të famshme të Institutit të Arteve, nxënëse të një mësuesi të rreptë ukrainas. Pavarësisht kaosit dhe shkatërrimit që i është bërë Gaza-s përgjatë 5 viteve të fundit, që përsëriti luftërat e bëra mes Izraelit dhe Hamasit, kjo shkollë, çuditërisht, është një parajsë për qetësinë dhe rregullin e saj, që për prindërit është një kënaqësi dhe lumturi më vehte, duke bërë kështu të pamundurën për t’i regjistruar aty të vegjëlit e tyre. “Projekti i baletit ishte një ëndërr për shumë familje që i dërgojnë fëmijët e tyre në këtë qendër” tha Heyam Al-Hayek, drejtorja e aktiviteteteve kulturore të kësaj qendre. “Ne gjithnjë dëgjojmë atë për cka familja ka nevojë dhe e konsiderojmë, duke e bërë pjesë të planeve tona. Shumë prej tyre duan vetëm kurse baleti por sot është vërtet e vështirë të gjejmë trajnerë dhe pranojmë vetëm një numër të vogël nxënësesh”.

Ëndrra nisi pasi në Gaza mbërriti Tamara, një ukrainase që u martua me një palestinez. Pas martese ata u zhvendosën në Gaza për të jetuar. Tamara kishte studiuar balet dhe ishte e kualifikuar për të mësuar. Vitin e shkuar ata nisën një program pilot, pa e ditur se sa prindër do ti regjistronin fëmijët e tyre në një kurs të tillë, duke patur parasysh faktin se Gaza ka një shoqëri konservative. Përpara se ata të vendosnin sëe cfarë do të bënin konkretisht, 50 fëmijë, të gjitha vajza të vogëla, ndërkohë ishin regjiastruar. Ndërsa tani ka një listë pritjeje, me qindra vogëlushe. “Ne nisëm kursin e baletit dhe donim të ishim të parët që testonim reagimin e njerzve palestinezë dhe familjeve për mësimin e baletit, mqs jemi në një kulturë konservative. Vetë familjet tona ishin kundër nismës sonë por sot shumë njerëz e pëlqejnë idenë tonë dhe vazhdojnë na inkurajojnë aktivitetin tonë” tha Al hayek.

Në këtë sallë, 14 vogëlushe janë reshtuar pranë murit, me një dorë të vendosur në shkopin metalik. Teksa Tamara iu mëson hapat, ato e ndjekin me korrektësi, duke përthyer këmbët lehtësisht, duke përthyer gjunjët, me një krah të shtrirë. Për prindërit, këto kurse kulturore dhe artistike, janë një iniciativë e mirë për fëmijët e tyre për të përfituar aftësi psikologjike dhe edukative gjithashtu. Nëna e 6 vjeçares Maria tha se baleti e ka ndihmuar vogëlushen e saj të kalojë traumën e luftës përgjatë këtyre viteve. “Vajza ime është si çdo fëmijë tjetër këtu në Gaza, e cila që në vogëli ka përjetuar tmerret dhe frikën e luftës dhe psikologjikisht është prekur nga ajo, është tmerruar. Filloi të kishte makthe natën dhe zgjohej duke qarë apo qante nëpër gjumë” tha nëna e Marias, Manal Abu Muamar.

“Pasi ndoqi klasën e parë, ajo u bë më e qetë, më e lumtur, kërcente rreth e përqark shtëpisë si flutur” shtoi Abu Muamar. Ka shumë studentë që mësuesen ukrainase e përshkruajnë si të shkëlqyer dhe një vajzë të fortë, me një dëshirë për tu mësuar të voglave më shumë se kërcim. “Më përpara imitoja balerinat kur i shihja në tv dhe më pëlqente shumë” tha 8 vjecarja Bana Zuarub. “Tani po e mësoj vërtet dhe thjeshte dashuroj”. Pothuajse gjysma e popullsisë 1.8 milionë banorë e Gazas, janë nën moshën 18 vjec dhe UNICEF, Fondi i Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara, vlerëson se 400 mijë prej tyre kanë nevojë për përkujdesje psikologjike.
Sigal