Gaz lotsjellës në Kuvend, opozita bllokon sërish seancën

62
Sikundër dhe kishte paralajmëruar, opozita ia ka dalë sërish të bllokojë seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.
Përkundër masave të shtuara dhe kontrolleve të imtësishme nga sigurimi, deputetët ia kanë dalë të fusin në ambjentet e Kuvendit gazin lotësjellës, duke e shpërndarë që në minutat e para të seancës.
Në të tilla kushtet, deputetët kanë lënë sallën e Kuvendit.
Ora 11:32 Limaj: Regjimi burgosi opozitën për mendimin kundër
Fatmir Limaj, kryetari i “Nismës” deklaroi se regjimi i Kosovës burgosi opozitën për shkak të mendimit kundër.
“Për ta politika është përdorimi i dhunës. Ky është regjimi sot. Regjimi i Kosovës burgosi opozitën për shkak të mendimit kundër” tha Limaj për gazetarët pasi doli nga Kuvendi.
​Ora 11:20 Arrestimi i Kurtit, fundi i demokracisë
Konjufca deklaroi për median: Ky është fundi i demokracisë. Janë të vendosur të arrestojnë të gjithë deputetët e opozitës një nga një. Nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave të Kuvendit.
Ora 11:01 Haradinaj paralajmëron se seanca nuk do të mbahet
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit dhe po bëhet gati për të hyrë në sallën e mbledhjeve.
Ai, nuk është prononcuar për media por u ka thënë gazetarëve se do të dalë shumë shpejt, pasi seanca nuk do të zgjas shumë.
“Shihemi për pak se nuk do të zgjas seanca shumë”, ka thënë Haradinaj.
10:45 Opozita futet në sallën e seancave
Takimi i tre liderëve të opozitës ka përfunduar pa dhënë ndonjë detaj për media.
Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë filluar të hyjnë në sallën ku mbahet seancat.Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka shkruar në facebook se pushteti “mirëpret” opozitën me forca speciale
“Sa n’panik janë”, ka përfunduar ai.
Ora 10: 36 Sigurimi hyn në sallën e seancave, s’ka shishe me ujë
Pas gjuajtjeve me shishe në seancat e kaluara, Kuvendi ka vendosur që deputetët më mos të kenë shishe me ujë.Po ashtu, edhe sigurimi janë futur kanë hyrë në sallën e seancave.
Ora 10:30 Në Kuvend gazetarëve ua kontrollojnë edhe kuletat
Kontrollet në hyrje të Kuvendit janë ashpërsuar edhe më tepër gjatë ditës së sotme.Përveç deputetëve dhe punëtorëve tjerë në Kuvendin e Kosovës, ashpër po kontrollohen edhe gazetarët dhe kameramanët.Një gazetar njofton se Policia ia ka kontrolluar edhe kuletën.
Ora 10:27 Opozita nis takimin e jashtëzakonshëm
Tre liderët e opozitës kanë filluar takimin e jashtëzakonshëm, ku pritet të japin propozimin për seanca të qeta.Këtë të paktën ia ka kërkuar kryesia e Kuvendit të Kosovës. Takimi po mbahet në zyrat e opozitës në Kuvend.
09: 54 Konjufca: Do ta bllokojmë edhe seancën e sotme
Glauk Konjufca shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.Sipas tij, mbajtja e seancës do të pamundësohet nga bllokimi i foltores e deri te metodat e tjera të cilat siç tha ai “i kemi përdorur edhe më parë”.