‘Gati për luftë’, pas urdhrit të Putinit blindohet Moska. Trupa, avionë e raketa

484
Vetëm një ditë pas urdhit të presidentit rus, Putin që i kërkoi gatishmëri të lartë forcave ajrore për të qenë gati për luftë, blindohet Moska.
RS raporton sot se sistemi i mbrojtjes ajrore është mobilizuar në afërsi të Moskës në një stërvitje të parakoshme.
Sistemet e mbrojtjes ajrore përreth Moskës janë vënë në gatishmëri të lartë sot.
“Njësitë e forcës së mbrojtjes ajrore që janë përgjegjëse për të mbrojtur Moskën dhe rajonin qendror janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake,” tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Kontrolli përfshin ripozicionimin e baterive të S-300, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketave, tha ministria. Rojet e baterive kanë kryer edhe manovra dhe po trajnohen në një terren të vështirë.
Stërvitja e mbrojtjes ajrore është pjesë e urdhrit të Putin për forcat ajrore. Ajo përfshin rreth 45,000 trupa, 1700 pjesë e pajisjeve ushtarake, duke përfshirë 150 avionë dhe 200 lëshues raketash tokë-ajër. Detajet i ka dhënë zëvendës ministri i Mbrojtjes Aleksandr Fomin, që informon lidhur me situatën.
Zyrtari rus ka theksuar se edhe pse veprim i papritur ka për qëllim për të provuar se sa e përgatitur Rusia është për të zmbrapsur një sulm të mundshëm.
“Gjatë testit ne i kushtoj vëmendje të veçantë vendosjes së mbrojtjes ajrore dhe gatishmërisë së grupeve të aviacionit për t’iu përgjigjur një agresioni,” tha ai.
Sigal