Garanton Thaçi: Gjykata e Posaçme nuk do të shqyrtojë krimet ndaj shqiptarëve

Në Kosovë, Presidenti Thaçi tha të hënën se Gjykata e Posaçme për krime lufte nuk do të shqyrtojë asnjë krim të kryer ndaj shqiptarëve dhe kjo sipas tij e bën atë një gjykatë etnike.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati lidhur me perceptimin publik të Gjykatës së Posaçme të Kosovës, ku tha se pritjet joreale për këtë gjykatë mund të zbehin përpjekjet e saj për të vënë drejtësi dhe kjo sipas tij, po pengon përpjekjet për pajtim etnik në Kosovë.

Gjykata e Posaçme do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës.