Gara shpejtësie në rrugët e Italisë, vdes shqiptari, plagosen 3 shokët

543
Sigal

Katër shqiptarë të dehur në një automjet të tipit Golf janë aksidentuar në Itali pasi ishin duke bërë garë shpejtësie.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit dhe janë plagosur 4 persona të tjerë, 3 pasagjerët e makinës Golf dhe shoferi i Smartit.

Sipas mediave italiane dinamika e aksidentit ka qenë e tillë. Katër shqiptarët të cilët po udhëtonin në një veturë të tipit Golf në zonën mes Tuscania dhe Montalto di Castro kanë hasur në rrugën e një tjetër makinë të tipit Smart dhe për ta evituar perplasjen, një nga dy makinat është përplasur me një pemë duke shkaktuar kështu humbjen e jetës të drejtuesit të mjetit.