Gara presidenciale – Trump humbet sërish,Clinton një hap më përpara me gratë

438
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Dyshimi vazhdon edhe pas debatit
presidencial 

 

 

Pas debatit të dytë presidencial



 kandidatja demokrate Hillary Klinton ka vënë në pikëpyetje
sinqeritetin e rivalit të saj Donald Trump, në kohën që miliarderi kërkoi falje
për gjuhën denigruese që kishte përdorur ndaj grave. Me sa duket, telashet nuk
kanë të sosur për Trump, i cili ka humbur zyrtarisht edhe mbështetjen e
Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Poll Rajan. Ai u
shpreh se nga ky moment e tutje nuk do të kontribuojë më për fushatën e
republikanit kontrovers, pasi rrezikon të humbasë shumicën në kongres.



Gara
mes Donald Trump dhe Hillary Klinton në Shtetet e Bashkuara ka vijuar me ritme
të shpejta që janë edhe një karakteristikë për zgjedhjet presidenciale, teksa
ish-sekretarja e Shtetit ka vënë në dyshim kërkesën për falje që miliarderi
bëri gjatë debatit duke thenë se atij nuk i vjen aspak keq për komentet
denigruese të bëra ndaj grave. Klinton tha se Trump e cilësoi ligjëratën e tij,
si një frazë që thuhet në një ambient të mbyllur dhe se kjo sipas saj provon që
ai nuk është penduar aspak.



Miliarderi
duket se është në telashe, Trump ka humbur gjithashtu mbështetjen  pasi ka
marrë një tjetër goditje të vështirë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në
Kongresi Amerikan, Paul Ryan, i cili shihet si një figurë mjaft e rëndësishme
në rradhët e republikanëve, ka hequr dorë zyrtarisht nga mbështetja e
kandidaturës së Donald Trump. Më herët, Ryan anuloi pjesëmarrjen në një takim
elektoral të republikanit kontrovers, por së fundmi anoncoi se deri në
përfundim të zgjedhjeve nuk do të bëjë më fushatë për llogari të miliarderit.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nënvizoi se do të fokusohet në ruajtjen e
shumicës që gëzojnë republikanët në Kongres.


Megjithatë,
edhe në këtë moment të vështirë, miliarderi duket se e ka një shpatull të
ngrohtë ku mund të mbështetet që është pikërisht kandidati i përzgjedhur prej
tij si zv. President potencial, Mike Pense. Guvernatori i Indianës është
shprehur se do të qëndrojë besnik ndaj Trump pavarësisht vështirësive. Trump
bëri një paraqitje të mirë në debatin e dytë presidencial, por megjithatë,
balancat elektorale vijojnë të peshojnë nga ana e demokrates Hillary Clinton, e
cila është e avantazhuar. Megjithatë, disa ekspertë theksuan se ish-sekretarja
e Shtetit humbi një mundësi për t’i dhënë goditjen e ‘knock out-it’ rivalit të
saj gjatë debatit.