Gara për president në SHBA/ Trump ofendon gruan e Jep Bush

469
Debate të ashpra ka shoqëruar gjashtëmbëdhjetë kandidatët pretendentë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ku mes tyre u përfshi Donald Trump, Jep Bush dhe Carly Fiorina.
Në një përballje televizive për CNN kandidati favorit i partisë Republikane Donald Trump ka debatuar me Jep Bush pasi ka ofenduar gruan e këtij të fundit.
Biznesmeni miliarder pa eksperiencë në politikë nuk pranoi t’i kërkonte falje publike gruas të Jep Bush, pasi më parë kishte thënë se “është e dobët në politikat e emigracionit për faktin se ajo është Meksikane”
Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë polemikat edhe me kandidaten tjetër Carly Fiorina, e cili e kundërshtoi ashpër këtë steriotip të Trump. Në sallë shpërthyen duartrokitjet dhe ovacionet kundër Trump dhe në mbështetje të Fiorinas. 
“Donald Trump nuk mund të jetë një president shembullor. Unë mendoj se gratë në të gjithë vendin kanë dëgjuar shumë qartë se çfarë paragjykimesh ka zoti trump”
Kur na ndajnë një vit nga zgjedhjet presidenciale të Amerikës lufta sa vjen dhe po ashpërsohet mes kandidatëve konkurentë. 
Sigal