Gara me dema në Spanjë, humbin jetën 7 persona

501
Ky vit ka qenë më i përgjakshmi sa i përket lojërave me dema në Spanjë. Që nga fillimi i muajit korrik e deri në fundjavën që kaloi, shtatë persona kanë gjetur vdekjen, si pasojë e goditjeve të marra nga demat në rrugët e qytezave spanjolle përgjatë festivaleve të ndryshme tradicionale. Të gjitha vdekjet kanë ndodhur në rrugë, jo në arenat e toreadorëve dhe ky është një numër jashtëzakonisht i lartë që ka rritur kritikat ndaj këtyre vrapimeve. Katër të vdekur u regjistruan fundjavën që kaloi dhe mes tyre ishte edhe një 36-vjeçar me pozicion këshilltar në Penafiel, një qytezë pranë Valladolid, në veri të Madridit. Në Lerin të Nevarras një 18-vjeçar u godit për vdekje në stomak nga një dem, ndërkohë që raste fatale janë raportuar me herët edhe në Valencia, Murcia, Toledo, Castellon dhe Alicante.
Sigal