Gangsterët bankierë të kapitalizmit informal

656
Sigal

*Nga Italia për “Telegraf”

1.

Banka britanike Barclays është më e implikuara në manipulimin e taksës interbankar Libor. Hetuesit anglezë kanë grumbulluar e-mail-et e të 19 tader (tregtarë) të mëdhenj të grupeve të mëdha bankare që shpesh akordonin për veprim një nga taksat bazë më të përdorura në botë në bazë të ekzigjencave të bankave të tyre. Dëmet e shkaktuar fondeve të pensionistëve dhe qytetarëve të veçantë janë në miliona dollarë. Banka ka “patteggiatto” 453 milionë dollarë dhe tani kërkohen bashkëvepruesit e instituteve të tjera.

2.

Standard Chartered, operacione të fshehta me Iranin ku 250 miliardë dollarë janë përdorur nga regjimi. Banka e lavdishme britanike shumë e përhapur në tregjet aziatike, është kapur në flagrancë bashkëveprimi me Iranin. Duke injoruar sanksionet ndërkombëtare, ka mbajtur të fshehur 60 mijë operacione me një vlerë 250 miliardë dollarë me regjimin e Teheranit. Ka qenë një hetim mbi dy brigjet e Atlantikut, që në diferencë me skandalet e tjerë, administruesit e Standard Chartered kanë mohuar çdo akuzë dhe këmbëngulin se kanë respektuar rregullat më të ngurta të vendosura nga USA.

3.

HSBC, në marrëdhënie me narko-trafikantët, u ka ndërprerë ndihmat terroristëve. Banka është nën hetim për rrugën triangolare ndërmjet Meksikës-SHBA-ishujve Cayman. Filiali meksikan i grupit anglez ka transferuar në dy vitet e fundit rreth 7 miliardë dollarë mbi kontot amerikane dhe më pas atyre të Karaibeve. Një shifër shumë më superiore ndaj operativitetit real. Përballë senatit amerikan, menaxherët e HSBC kanë treguar se nuk kanë vigjiluar mbi burimet nga vijnë kapitalet me probabilitet narkotrafikantët dhe ndofta edhe fonde me destinacion për të ndihmuar organizata terroriste duke kaluar transit mbi çeqet e tyre.

4.

Jp Morgan Chase, humbur 5.8 miliardë me derivatet spekulative mbi korporatat bonds. “Fatkeqësitë” e kësaj banke nisën nga një trader me bazë Londrën: Bruno Iksil që gjer në majin e lënë pas kish akumuluar 100 miliardë dollarë, mbi disa bond të ndërmarrjeve amerikane, duke vënë baste për falimentimet e tyre. Një shifrim dollarësh i lartë fitimi i tij që mbante pseudonimin”Balena e Bardhë”, midis kolegëve të tij. Jp Morgan ka kontabilizuar humbjet (5.8 miliardë gjer tani) dhe e ka mbrojtur Iksil duke deklaruar se ai ka operuar e lozur mbi bazë të autorizimeve të nevojshme duke informuar superiorët e tij.

Gjithë shtypi amerikan dhe ai i Europës -Perëndimore ka kohë që është përfshirë në komente, analiza, shifra, fakte mbi atë që po i ndodh kapitalizmit informal, i cili, i goditur rëndë në fytyrë dhe “kafshuar” helmatisht edhe në pjesë jugore të trupit, nga e ashtuquajtura fantazma “KRIZE” vazhdon agoninë e mbetjes në komë. Është tepër e rënduar situata në vende të veçanta që rrezikojnë kolapsin total, ndërsa vendet me përparim janë frenuar dhe ndalur. Papunësia është rritur dhe rezervat janë në pikatë kudo. Natyrisht, përpjekjet edhe pse serioze të disa drejtuesve të shteteve me potencë ekonomike e zhvillim industrial, si Gjermania, Franca, për shembull, nuk kanë bërë që “drita në tunel (sipas kryeministrit italian Monti) të duket, bile ajo është ende shumë larg”. Dhe errësimi i gjendjes duket kudo ndaj janë ekonomistë prestigjiozë dhe disa edhe me titullin “Nobel”, politikanë e qeveritarë seriozë pa harruar edhe analistë të fuqishëm mediatikë perëndimorë që kolapsin e shohin në sistemin e gabuar. Pavarësisht kokëfortësive të kapitalistëve spekulatorë dhe informalë, që zezimin e shohin në pjesë strukturale të sistemit kapitalist, siç janë natyrisht bankat, por dhe politikat e gabuara liberaliste të shtetarëve të djathtë (ka dhe shumë arsye të tjera ekonomiko-politike) një gjë edhe pas katër vjet mashtrimesh mbetet: Kriza. Duhet thënë se realisht të gjithë tashmë janë koshientë se në majë të sistemit informal rrokullisës kriza ka nxjerrë flamurin e zi të bankave. Janë bankat dhe bankierët ata që pasi spekuluan dhe ende spekulojnë-tashmë të detyruar nga forca regresive e krizës-, mbajnë valëvitur flamurin e parë të shkaqeve. “Skandalet bankare kanë shkatërruar besimin e publikut, ti rindërtosh do të jetë një sfidë”, shkruan me hidhërim drejtuesi i vëzhgimit dhe vigjilencës bankare në qytetin e Londrës, Lordi Turner. Ka shumë në këtë “hidhërim” kafshues. “Ekonomist” ka krijuar një neologjizëm të ri për bankat:”banksters”, duke përngjitur mjeshtërisht emërtimin bank’ me germat fundore të emrit gangsters. “Banksters” nuk shkon larg thënies gjeniale të rikudopublikuar sot në perëndim, të Karl Marksit. Gazeta italiane “il Secolo XIX”, e nxjerr në plan të parë kur shkruan: “Sistemi i kredive që ka si qendër të shquarat banka kombëtare dhe huadhënësit e fuqishëm të parasë me përqindje, si dhe ata që gëlojnë pranë tyre, paraqesin një disekuilibër shumë të madh, sepse i sigurojnë kësaj klase parazitësh një forcë fatale, jo vetëm duke dhjetëfishuar periodikisht kapitalet industriale, por dhe duke ndërhyrë në mënyrën më të rrezikshme në prodhimin efektiv-dhe kjo bandë (shtypi i këtyre ditëve i quan gangsterë, shënimi im, L.Shmilli) nuk di asgjë si prodhohet dhe nuk ka fare të bëjë me të- (…) Bandës i bashkohen financiarët dhe spekulatorët”. (Marks,”Kapitali”-Shiko ndërkohë dhe foton e publikuar në shtypin italian). Dhe është thënë nga Marksi në një kohë tmerrësisht tjetër. Ndërkohë, ja edhe klasifikimi që bën më e madhja gazetë amerikane këto ditë,”NewYork Time”: “Bankierët nuk ndjejnë as forcën e ligjit,as atë të moralit!”.Përafrim më të spikatur me fjalët e Marksit zor se gjen! Natyrisht është pak më e butësuar, por tepër “marksiste”. Dhe jemi në Amerikë ku populli “indinjados” – i cili kërkon të pushtojnë Wollt Street-Marksin dhe Antonio Gramshin i mbajnë portrete udhërrëfyesish në protesta. Natyrisht nuk është aspak çudi, që mund të prodhojë në të ardhmen, SISTEM, por ne në këtë shkrim flasim për segmentin e gangsterëve bankierë, dhe jo për sistemin që rrëzohet edhe prej tyre dhe sidomos prej politikës neoliberaliste. Sigurisht, kronikat me banka e bankierë të tillë, në të përditshmet dhe të përjavshmet e botës së sotme, nuk i përkasin kohës së Marksit, as kur shpërtheu kriza,më 2008, por këtyre ditëve aktuale. Të pa frikësuar, të padënuar, bankierët rrënojnë akoma. Goldman Saks, kishte përfunduar nën hetime, për spekulim nga Departamenti i drejtësisë amerikane, sepse kishte shitur tituj të lidhur me subjekte primare dhe në të njëjtën kohë kishte vënë baste për falimentimin e tyre. Një fitim prej më shumë se një milion dollarë. Por këto ditë (10 gusht 2012) hetuesit e kanë thirrur në proces penal. “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, financa e keqe është më e fortë se kurrë”, vë re italiania “La Repubblica” (11 gusht fq.10). Dhe jo vetëm kjo: Me e fundit, njofton shtypi, Standard Cartered, e lavdishmja bankë britanike, shumë e përhapur në tregjet aziatike, është kapur në flagrancë bashkëpunimi me Iranin. Duke shkelur sanksionet ndërkombëtare, ka fshehur 60 mijë operacione bankare me një vlerë, 250 miliardë dollarë për regjimin e Teheranit .Muajin e shkuar ishte bashkëmotra e saj HSBC, që deklaroi: riciklim parash të pista me narkotrafikantët dhe me ripërtëritje të shkeljeve të ligjeve bankare amerikane. Thua vetëm këto janë dhe nuk ndikojnë në sistem? Jo, me e fundit, e freskët në këtë verë të nxehtë, është e mirënjohura Jp Morgan Chase, me një vrimë të thellë në bilanc prej 5.8 miliardë dollarë, për spekulim në derivatet e saj. Në të vërtetë këto fakte që kemi grumbulluar e renditur këto ditë për shkrimin, janë të vogla përpara “nënës së të gjitha mashtrimeve bankare”, si e përemërojnë gazetat, faktin Libor. Një mashtrim kaq gjigantes i kryer me harbutëri e arrogancë duke u përfshirë edhe vet drejtuesi kryesor, i dorëhequri tashmë Robert Diamond i Barklays, është vërtet një kalbëzim i rëndë, sa”të vjen të vjellësh” , shkruan shtypi, përballë” e-mail që “teder” të tij kanë shkëmbyer duke realizuar mashtrimin e madh. Gangsterët e bankave janë të paskrupullt dhe mitikisht pa moral. “Qytetari pyet si është e mundur që shumë ndërmarrje kryejnë akte të rënda, dhe asnjë drejtues nuk goditet individualisht?”. Në të kundërt ata shpesh bien me “parashutë të artë” duke siguruar edhe bonos (shpërblim) dhe super-pension. Bankierët dhe emisarët e tyre janë përherë euforikë dhe të paskrupullt në kërkim vlerash. Është kjo arsyeja që New York Time shkruan se: “Bankierët e sotëm janë më prepotentët e atyre që kanë qenë më parë! Sot, Weill bën autokritikë: “Duhet të kthehemi tek e kaluara me rregulla dhe dinjitet moral, të ndajmë bankierët e investimeve nga ata të depozitave”, pohon ai që ndërkohë është edhe ish- themeluesi i bankës “Citigroup”. Përpara tij e ka thënë katër vjet më parë, Paul Volcker mendimtari i madh i financave që ishte edhe president i Federal Reserve. Volcker ishte më 2008 njeriu financiar më i dëgjueshëm, prej Obamës. Por, më pas presidenti do të merrte distancë nga sugjerimet e tij tepër radikale dhe të padobishme. Një gjë është e vërtetë, gangsterë bankierë, të sigurte në mosndëshkim të tyre, kanë investuar edhe në politikë dhe kanë paguar shuma marramendëse për të qenë ata padronët e vërtetë të qeverisjeve në Amerike, Europë dhe vende të tjera. Pa goditur fuqinë e tyre, shkruan”La Repubblica”, dhe pa çmontuar bazat e tyre në “perimetrat e kooperimeve”, lista e skandaleve do të rritet, së bashku me listën e bilanceve të dëmeve sociale dhe kolektive! Gjithnjë e më shumë vet perëndimi europian dhe Amerika konsultohet me Marksin? Thua aty është shpëtimi? Të paktën mbi bankat dhe bankierët Marksi është tepër aktual. Dhe financat botërore janë shtylla e madhe që mban a varros një sistem politik. Varet shumë sot si do të vazhdohet!…