“Fyerjet e Donald Trump do detyrojnë Kim Jong Un të marrë vendime ekstreme”

643
Koreja e Veriut mund të forcojë strategjinë e saj në përgjigje të ofendimeve të Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar liderit Kim Jong Un, ka paralajmëruar një analist i sigurisë ndërkombëtare.
Koreja mund të ndërmarrë vendime më të forta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve aziatikë si rezultat i luftës së fjalëve mes Presidentit Trump dhe liderit superm Kim Jong Un.
Analisti Azriel Bermant tha: “ Duke sulmuar dhe kryer ofendime personale mbi Kim Jong Un, koreanët do ta marrin këtë shumë personale. Kështu që do të detyrohen të ndërmarrin vendime ekstreme.
Eksperti i sigurisë tha se Trump shumë shpejt do ta ndjejë të nevojshme të ndryshojë retorikën e tij agresive kundër Koresë dhe Kim Jong Un.
Korea dhe SHBA prej kohësh kanë shkëmbyer fjalë kundra njëra-tjetrës, duke shtuar frikën e një Lufte të Tretë Botërore.
Presidenti Trump më herët këtë javë tha se Shtetet e Bashkuara do të një sjellin një seri sanksionesh kundër qeverisë së Penianit.
Sigal