Fyerja e Nikoliçit, Jahjaga i përgjigjet me zëdhënësen: Sulmet, kthim në retorikën e njohur

445
Presidenca e Kosovës ka pranuar se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka bërë sulme dhe akuza të rënda në adresë të se pares se Republikës, Atifete Jahjaga. Përmes një deklarate për media, Jahgaja i ka quajtur kthim në retorikën e njohur, deklaratat e Nikoliçit.
“I indinjuar me faktet e hedhura para tij dhe me trajtimin e barabartë dhe serioz që po i bëhet Republikës së Kosovës në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar, Presidenti Nikolic iu kthye retorikës së tij tashmë të njohur, duke e shkaktuar një situatë paradoksale”, thuhet në një deklaratë të presidencës.
“Derisa ai (Nikoliç) fliste për Kosovën si shtet që nuk ekziston dhe problemin që ai kishte me Presidenten Jahjaga për përfaqësimin e Republikës së Kosovës gjithandej, Presidentja Jahjaga ishte e ulur përreth tryezës me të gjithë homologët e saj nga rajoni dhe presidentin austriak, Fischer, të gjitha këto shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës, për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal që me plane strategjike të bëhen pjesë e hartës infrastrukturore dhe energjetike të Bashkimit Evropian”.
Deklarata e dërguar nga Garentina Kraja, këshilltare e presidentes Jahjaga thotë se “nuk është hera e parë që presidenti serb Nikolic bënë akuza ndaj Kosovës apo proteston ndaj fjalimeve të presidentes Jahjaga në forume rajonale dhe ndërkombëtare, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrëse e barabartë me Republikën e Serbisë”.
“Ngjashëm edhe gjatë procesit të Brdos që u mbajt në Budvë, presidenti serb, duke reaguar në fjalimin e Presidentes ku ajo foli për bashkëpunimin ndërshtetëror në aspektin ekonomik dhe të sigurisë, dhe shembullin e mirë që Republika e Kosovës, si shteti më i ri në rajon, po jep në këtë aspekt, ka lansuar një sërë sulmesh dhe akuzash ndaj Kosovës dhe presidentes Jahjaga, sidomos për incidentet në Kumanovë”, thuhet në deklaratën e dërguar për Klan Kosova.
Kraja ka bërë të ditur se “presidentja Jahjaga, para të gjithë të pranishmëve e ka ‘falënderuar’ presidentin Nikolic për ‘brengën e tij’, dhe në vazhdim ka sqaruar se tashmë me presidentin Ivanov (të Maqedonisë) kanë diskutuar për këtë çështje, duke e shprehur pozicionin e Republikës së Kosovës rreth zhvillimeve në Maqedoni dhe bashkëpunimin ndërshtetëror mes dy vende në fushën e sigurisë për të ndihmuar me procesin e hetimeve.
E duket se as Jahjaga nuk ka lënë pa i treguar pjesëmarrësve të samitit se çfarë është duke bërë Serbia, lidhur me këtë problem.
“Duke u ndërlidhur me çështjen e terrorizmit, presidentja ka përmendur rastin e qytetarit të Serbisë që është arrestuar në posedim të 14 kilogramëve eksploziv ushtarak në prag të festave të fundvitit në qendër të Prishtinës dhe dështimin e Republikës së Serbisë për të sqaruar incidentin apo për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /klankosova/
Sigal